Një video e reagimit të liderëve të NATO-s në momentin kur Joe Biden, gabimisht e prezantoi Volodymyr Zelensky si "President Putin" gjatë samitit të aleancës në Uashington, të enjten, është bërë virale në mediat sociale, ku është parë afro 1 milionë herë. Duke qëndruar në një skenë me 23 liderë të tjerë botërorë, presidenti demokrat foli për rëndësinë e sigurimit të së ardhmes së Ukrainës dhe për të ndihmuar vendin të luftojë agresionin rus, përpara se të mirëpresë Zelensky në skenë. "Tani dua t'ia jap fjalën Presidentit të Ukrainës, i cili ka shumë guxim dhe vendosmëri", tha Biden. E më pas shtoi: “Zonja dhe zotërinj: Presidenti Putin”.
Ndërsa disa liderë filluan të duartrokasin, të tjerët mbetën të ngrirë, Biden u kthye sidoqoftë në mikrofon për të pranuar gabimin e tij. "Unë jam shumë i fokusuar në mposhtjen e Putinit, duhet të shqetësohemi për këtë, gjithsesi," tha ai.
"Unë jam më mirë," ndërhyri Zelensky, duke zbutur disi atë që mund të kishte qenë një situatë e tensionuar pasi pengesat verbale të Bidenit po vëzhgohen me lupë zmadhuese këto ditë, pas performancës së tij katastrofike në debatin presidencial me Donald Trump muajin e kaluar. Disa liderë botërorë aleatë të pyetur rreth ngatërresës së Bidenit mes Zelenskit dhe Putinit, u treguan mirëkuptues ndaj gabimeve të presidentit në samitin e NATO-s, duke eliminuar shqetësimet për shëndetin e tij. Keir Starmer, kryeministri i sapozgjedhur i Britanisë, tha gjatë konferencës së tij për shtyp se Bidenit "duhet t'i jepet merita" për mënyrën se si e drejtoi samitin. Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz komentoi incidentin duke thënë se "rrëshqitja e gjuhës wshtw dicka qw ndodh ". Ai shtoi: "Por kjo nuk ndryshon asnjë gjë të asaj që presidenti i SHBA tha shumë qartë në fjalimin e tij." "Ne të gjithë shkasim ndonjëherë," tha nw anwn tjetwr Presidenti francez Emmanuel Macron. "Më ka ndodhur dhe mund të ndodhë përsëri nesër. Unë do të kërkoja mirekuptimin tuaj," shtoi ai. Por, gafa e presidentit 81-vjeçar nuk ka gjasa të konsiderohet thjesht si një lapsus nga pjesa tjetër e botës, pasi thirrjet për tu tërhequr nga gara presidenciale po rriten edhe mes demokratëve.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#TopChannel
Ещё видео!