Arkiva - Tv Klan 1998-2012; Pamje avion luftarak te NATOs, Kofi Anan, takimi Milloshevic-Hollbruk, pamje parlamenti Serb, kryeministri Bulatovic.
Ne Kosovë, NATO është gati për ndërhyrje ushtarake. Rusia dhe Kina dalin kundër në Këshillin e Sigurimit. Te gjitha vendet anëtare të BE kanë marrë një vendim pro ndërhyrjes. Ndërkohë Sekretari i Jashtëm Britanik tha sot se vendet anëtare të Bashkimit Europian u shprehën se forcat ushtarake duhen përdorur nëse presidenti Jugosllav Millosheviç nuk pranon ti japë fund kësaj lufte së përgjakshme me Kosovën. Kofi Anan mbas vizitës dy ditore në Beograd , ka hartuar një raport për gjendjen në Kosovë dhe i bën thirrje Beogradit të ndalojë agresionin ushtarak ndaj shqiptarëve në Kosovë.
Gazetare : Mirela Milori
![](https://i.ytimg.com/vi/FsFAr-2tVXs/mqdefault.jpg)