Kombëtarja shqiptare e femrave do të nisë këtë të diel përgatitjet për dy ndeshjet kualifikuese të Evropianit të vitit 2025 që do të mbahet në Zvicër, ndaj Estonisë dhe Luksemburgut. Trajneri Armir grima me këtë rast mesditën e kësaj të shtune publikoi listën e 20 futbollisteve të grumbulluara për këto dy ndeshje të rëndësishme për vajzat kuqezi që synojnë të pozicionohen në vendin e parë në Grupin C5 për të kaluar në fazën e playoffit.
Në këtë listë të Grimës, ka edhe risi teksa skuadrës sonë kombëtare i bashkohen xhesika ndoj e Apolonisë dhe Klesta Ago e Tiranës, lojtare këto që grumbullohen për herë të parë nga Grima në përfaqësuesen shqiptare. Kombëtarja shqiptare e femrave do t’i zhvillojë përgatitjet për sfidat me Estoninë dhe Luksemburgut në ‘shtëpinë e Futbollit’ dhe stadiumin ‘selman Stërmasi’
Të mërkurën e 29 majit, Kombëtarja do të shkojë në Estoni ku 2 ditë më vonë do të luajë me skuadrën vendase asfidën e tretë ne grup, ndërsa sfidën me Luksemburgun, vajzat kuqezi do ta luajnë në 4 qershor, në Elbasan Arena. Kombëtarja shqiptare e femrave pozicionohet në vendin e dytë ne Grupin C5 me 3 pikë pas fitores me Estoninë 2-0 dhe humbjes me Luksemburgun 2-1
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Euro2025#ArmirGrima
Ещё видео!