Lajme Arkiva - TV Klan 2001
Pandeli Majko:- “Unë mendoj se ka një proces, në diskutimin tani më, që opinioni publik e ka perceptuar në mënyra të ndryshme. Normalisht posti i kryeministrit të Shqipërisë është një nga postet më të rëndësishme në Shqipëri, bazuar kjo edhe në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe unë si qytetar i Shqipërisë them, që këtu ka një lloj shqetësimi, që ky diskutim të mos denigrojë në një moment banal. Prandaj unë mendoj, që krahas metodikave të përzgjedhjes së kandidaturave, normalisht ka një shqetësim të cilën unë shpresojë që hap pas hapi, jo vetëm kryesia e PS, por edhe KPD, mendoj që do t’i vënë pikat mbi i”.
Gazetari:- “Cila do të jetë alternativa më e mirë, apo kandidatura më e mirë, për kryeministrin e ardhshëm dhe arsyet e saj?
Pandeli Majko:- “Unë bazohem në një koncept, i cili nuk është i lindur nga unë, por ka të bëjë me një mënyrë të të parit të gjërave, në radhë të parë parimore. Partia Socialiste ka një kryeministër dhe PS me këtë kryeministër ka bërë dy fushata elektorale. Pandeli Majko mund të ketë rezervat e veta edhe për këtë kryeministër aktual, për qeverisjen e PS, por në fund të fundit është një parim që në thelb ka një moral, i cili do të thotë se derisa ke fituar zgjedhjet, duhet të vazhdosh mandatin me atë kryeministër me të cilin ke fituar zgjedhjet”./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/FweI-GM9YVo/maxresdefault.jpg)