Ekzekutohet në brigjet e Kalkidhikisë një shtetas shqiptar i Maqedonisë së Veriut. Orhan Bajrami, 39-vjeç, ishet duke kaluar pushimet në brigjet greke të Kalkidhikisë, kur u qëllua për vdekje nga dy persona që lëviznin me motor.
Bajrami njihej me nofkën OKI dhe njihej si një biznesmen i lojërave të fatit në Maqedoninë e Veriut. 39-vjeçari u qëllua fare pranë vilës që kishte marrë me qira në Kalkidhiki, teksa përveç tij, mbeti i plagosur edhe një mik i tij, që e shoqëronte në ato moment.
Mediat greke bëjnë me dije se dy autorët dyshohet të kenë qenë vrasës me pagesë, pasi kishin studiuar mirë lëvizjet e Bajramit dhe pasi zbrazën breshërinë e plumbave, u larguan me motor, duke humbur gjurmët.
Orhan Bajrami ksihte edhe precedent të mëparshëm penalë, teksa bëhet me dije se ishte mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Jeton Krivanjevës, i cili u ekzekutua disa muaj më parë në Shkup. Edhe vrasja e Krivanjevës dyshohet se lidhet me biznesin e lojërave të fatit, teksa policia nuk ka arritur ta zbardhë e të identifikojë autorët apo porositësit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Vrasje#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/G-JxLKRt02Q/maxresdefault.jpg)