Komisioni Hetimor Parlamentar për hetimin e rrjedhjes së të dhënave dhe ndërhyrjes në sistemin TIMS, është mbledhur këtë të mërkurë, ku në rend dite parashikohej të zhvilloheshin seanca dëgjimore me disa dëshmitarë, përfshi drejtuesen e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni.
Drejtuesja e SHISH nuk u paraqit para deputetëve, duke dorëzuar një shkresë për pamundësinë e dhënies së dëshmisë për shkak të agjendës.
Për opozitën, shkresa është alibi për të refuzuar hetimin, ndërsa debati u zhvillua mes palëve nëse dëgjesa me katër drejtues të tjerë të Policisë së Shtetit do të mbahej me dyer të mbyllura, apo e hapur për publikun.
Socialistët këmbëngulën se për shkak të sekretit shtetëror, dëshmitë duhej të mbaheshin me dyer të mbyllura, ndërsa nga opozita e konsideruan këtë kërkesë refuzim për të bërë transparencë para qytetarëve.
Sipas deputetëve të opozitës, dëshmitë e marrë deri më tani nuk kanë asnjë element të sekretit shtetëror dhe ato kanë faktuar pretendimet se në sistemin TIMS kanë ndërhyrë elementë të krimit të organizuar.
SALIANJI – krimi i organizuar Microsoft raporti…
Në këtë mbledhje u thirrën për të dëshmuar Neritan Nallbati, drejtor në Departamentin e Policisë Kriminale, Zef Laska, drejtor i Burimeve Njerëzore në Policinë e Shtetit, Enri ndoni, drejtor i sistemeve të poliisë dhe Saimir Boshnjaku, drejtor në departamentin për kufirin dhe migracionin. Që të katërt zyrtarët e policisë kërkuan dhënien e dëshmive me dyer të mbyllura.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Komisioni#TIMS
![](https://i.ytimg.com/vi/G0d3m9W6WmM/maxresdefault.jpg)