Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme greke, Teoharis Lalakos ka mbërritur në Shqipëri me urdhër të ministrit Nikos Dendias.
Zyrtari grek u ndal në Vlorë, për t’u takuar në qeli me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri dhe të arrestuarin tjetër me akuzën e shitblerjes së votës, Pandeli Kokoveshi.
Në këtë takim, Lalakos u shoqërua nga Ambasadorja greke, Konstandina Kamici. Sipas burimeve, Sekretari i Përgjithshëm u interesua për gjendjen shëndetësore dhe kushtet e ndalimit të tyre, ndërsa në konsultim me Ambasadën e Greqisë në Shqipëri do të shqyrtohen veprimet e radhës për trajtimin e rastit”.
Ndërkohë, për mediat grek djali i Fredi Belerit ka kërkuar ndihmën e Greqisë për të liruar babain nga burgu. Ai thotë se arrestimi është politik dhe nuk ka lidhje me akuzat që janë ngritur kundër të atit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Vizita#TeoharisLalakos
![](https://i.ytimg.com/vi/G6wvVrp_oEk/mqdefault.jpg)