Në një tjetër paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Perëndimit, presidenti rus Vladimir Putin deklaroi sot se Rusia është e gatshme të përdorë armë bërthamore, nëse kërcënohet shtetësia, sovraniteti apo pavarësia e saj.
Megjithatë, ai shtoi se shpreson që Shtetet e Bashkuara do të frenohen nga veprimet të cilat mund të shkaktojnë konflikt bërthamor. Komentet e tij, të bëra përpara zgjedhjeve presidenciale në të cilat e ka pothuajse të garantuar sigurimin e një mandati të gjashtë presidencial, shkonin deri aty sa presidenti amerikan Joe Biden, të përshkruhej si një politikan veteran i cili i kupton rreziqet e mundshme të përshkallëzimit. Edhe pse e nënvizoi se forcat bërthamore të Rusisë janë në gatishmëri të plotë, përfshirë këtu pikëpamjen tekniko-ushtarake, shefi i Kremlinit e nenvizoi se nuk mendon që bota shkon drejt një lufte atomike.
Moska është e gatshme të përdorë armë bërthamore, në rast se kërcënohet ekzistenca e shtetit rus, sovraniteti dhe pavarësia jonë. Trupat ruse janë vazhdimisht në një gjendje gatishmërie luftarake. Pastaj është edhe dicka tjetër e pranuar në masë të gjerë se triada jonë bërthamore, është më moderne se çdo treshe tjetër nukleare. Vetëm ne dhe amerikanët në fakt kemi triada të tilla. Dhe ne këtu i kemi avancuar shumë më tepër.
Një kërcënim të ngjashëm, Putini e bëri edhe gjatë fjalimit përpara kombit në muajin shkurt, kur e paralajmëroi Perëndimin se thellimi i përfshirjes së tij në luftën në Ukrainë rrezikon nxitjen e një lufte bërthamore. I pyetur në intervistë nëse e ka menduar ndonjëherë përdorimin e armëve bërthamore në fushëbetejë në Ukrainë, Putini theksoi se nuk ka pasur nevojë për një gjë të tillë.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopChannelNews
Ещё видео!