18-vjeçarja e akuzuar për përdhunimin e një 20-vjeçari në Selanik është lënë e lirë pas dëshmisë së saj në hetuesi.
Në kurriz të të resë, e cila u arrestua pas denoncimit të të riut në polici, prokurori ka ngritur procedim penal për përdhunim nëpërmjet kryerjes së akteve seksuale, pa pëlqimin e viktimës, ndërsa pas shpjegimeve që ka dhënë, ajo është liruar. Sipas informacioneve, 20-vjeçari ka treguar në polici se gjithçka ka ndodhur pasditen e së martës së kaluar, kur 18-vjeçarja ka përfituar nga mosdisponimi i tij për shkak të konsumimit të mëparshëm të alkoolit dhe e ka çuar në një shtëpi të braktisur.
Aty, siç tregon ai, vajza ka kryer marrëdhënie seksuale me të, të cilën ai nuk e ka dëshiruar. Nga ana e saj, e pandehura mohon që në momentin e parë të ketë kryer marrëdhënie seksuale me të riun, pa dëshirën e tij.
Sipas të njohurve të vajzës, e reja është takuar me 20-vjeçarin rreth dhjetë muaj më parë, përmes aplikacionit online Instagram dhe që nga ajo kohë ata janë në një lidhje. Në qershor ata u ndanë dhe më pas 20-vjeçari tentoi të vetëvritej, duke u shtruar në spital.
Në ditën e përdhunimit të dyshuar, vajza është takuar me 20-vjeçarin për të diskutuar. Sipas asaj që pretendon 18-vjeçarja, 20-vjeçari ka konsumuar alkool dhe disa pilula, ndërsa aktin seksual e kanë vazhduar me pëlqimin e tij.
PAmje:AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Greqi#Selanik#TopChannelNews
Ещё видео!