#oranews #avokatiipopullit #teburgosur #burg
Në raportin e dorëzuar në Kuvend nga Avokati Popullit, janë paraqitur problematikat që lidhen me kushtet e të dënuarve, por po ashtu dhe të policëve që punojnë në këtë institucion.
Një nga problemet ndryshe nga më parë është dhe pagesa për të burgosurit që janë angazhuar në punë me kontratë.
Në dokument thuhet se nga hetimi i kryer U konstatua se në vitin 2022 ishin 340 te punesuar nga të cilët 8 prej tyre jane ne sektorin private. Për këta të fundit nuk janë hasur probleme pasi detyrimet janë shlyer nga kompanitë. Por vetëm 170 individë kanë marrë paratë që u takojnë. Për pjesën tjetër shkak renditet mungesa e kartave të Identitetit cka e ka bërë të pamundur hapjen e një llogarie bankare.
Madje ende nuk ka një marrëveshje me institucionet financiare të nivelit të dyte për llogaritë e të dënuarve. Nga komunikimi me avokatin e popullit është deklaruar se po punohet për zgjidhjen e situatës. Gjithësesi avokati i popullit e konsideron numrin e të punësuarve të ulët.
Nuk është vetëm angazhimi në punë si mundësi e rehabilitimit të të dënuarve. Edhe arsimi shihet si mundësi. Por në një rast duket se edhe këtu është krijuar ngërc. Në raport sillet në vëmendje një rast kur një i ri pasi mbaroi gjimnazin fitoi dhe shkollën e lartë. Pikërisht në këtë moment ai u arrestuar.
Pavarësisht dënimit i riu ka kërkuar të vijojë shkollën e lartë përmes komunikimit online. Për shkak të kushteve dhe pamundësimit të programit kjo nuk i është mundësuar. Argument është dhënë kohëzgjatja që kërkohej për ndjekjen e lëndëve.
Në raport avokati i popullit kërkon zgjidhje.
Për më shumë lexoni në:[ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!