Ulen sërish çmimet e tregtimit të naftës, benzinës dhe gazit në vend. Pas vetëm 24 orëve, Bordi i Transparencës caktoi nivelin e ri të çmimeve tavan të karburanteve që vjen si rezultat i lëvizjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran.
Në pikat e distribucionit me pakicë, nafta do të tregtohet me 216 lekë për litër, nga 224 lekë për litër që ishte më parë. Benzinës është ulur me katër lekë, dhe tashmë do të shitet jo më shumë se 194 lekë për litër. Gazi ka pasur luhatjen më të vogël në çmim, duke pësuar një rënie prej vetëm një lekë për liter dhe do të tregtohet me 77 lekë për litër.
Ministria e Financave sqaron ndryshimin e çmimeve duke argumentuar se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njejtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.
Çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës i lind detyrimi i zbatimit të këtëj vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm vendoset pezullimi i aktivitetit.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Cmimet#Karburantet#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/GRozGtZL0Q8/maxresdefault.jpg)