[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Gjergj Cukali, i arrestuar si drejtues i nje rrjeti te trafikut te kokainës ne kryeqytet, do të qëndroje në burg deri në përfundim të hetimeve. Ky ishte vendimi i Gjykatës së Tiranës, pas njohjes me provat e Prokurorisë. Por në momentin e komunikimit të masës, Cukali i kërkoi prokurorisë që të vërtetojë akuzat ndaj tij, pasi tha se nuk kishte lidhje me 7 te arrestuarit e tjerë gjatë operacionit “Tangent”. 37-vjeçari dyshohet se drejtonte nje grup kriminal që trafikonte heroinë dhe kokainë e më pas i shpërndante në zonat VIP të kryeqytetit.Kokaina, paketohej në një apartament në Tiranë dhe fshihej e shpërndahej në kavanozë apo ne lodra fëmijësh. Xhiroja mujore arrinte deri në 50 mijë euro. Policia sekuestroi 282 gramë kokainë te paketuar dhe te gatshme për t’u hedhur në treg.
![](https://i.ytimg.com/vi/GUAGEAPw_MQ/maxresdefault.jpg)