Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngritur alarmin se Serbia po përdor të njëjtat taktikat si Rusia për të frikësuar Kosovën.
Në një intervistë për The Sun ajo ka thënë se një situatë e rrezikshme po krijohet në Ballkan.
Sipas saj, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është “thellësisht i lidhur” me Putinin. Serbia, thotë Osmani synon ta marrë territorin e Kosovës, ashtu siç bëri Rusia me Krimenë.
Ajo ka thënë se Serbia po armatos dhe financon grupe paraushtarake.
“Të gjitha këto tregojnë se është pikërisht i njëjti plan si ai i Putinit për Krimenë”, ka thënë ajo.
Osmani i kërkoi Perëndimit të vazhdojë t'i mbështesë Kosovës, duke paralajmëruar se konflikti në Ballkan do të destabilizojë më tej një Evropë tashmë të brishtë.
“Forcat paraushtarake serbe dhe organizatat kriminale ndihmojnë në shkaktimin e dhunës në veri të Kosovës, me Rusinë që po importon armë dhe uniforma ushtarake. Serbia ka mbështetur hapur këto grupe në veri të Kosovës”, deklaron Osmani.
Presidentja ka folur edhe për Planin Evropian, duke thënë se është absolutisht e zhgënjyer që njohja reciproke nuk përfshihet në këtë marrëveshje.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Serbi#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/GXqJg2AY70k/maxresdefault.jpg)