✔️ Did you subscribe to EDA ZARI's Official channel? 👇🏼
🔔 Subscribe to Eda Zari for more enlightening content: [ Ссылка ]
Follow Eda Zari on social media:
👥 Facebook: [ Ссылка ]
🎨 Instagram: [ Ссылка ]
🎧 Listen on Spotify / Download on iTunes
[ Ссылка ]
Explore more on Eda Zari official website:
👉 [ Ссылка ]
℗ & © By Eda Zari & Kaba Music Records I All Rights Reserved.
Jung Management Düsseldorf
Germany
______________________
CHRISTUS IST AUFERSTANDEN (deutsch)
Al-Masih-Qam! - Hakkan Qam! (arabisch)
Ha Masheeha houh quam! Be emet quam! (hebrew)
*Nga Vasil Tole
Pa më të voglin dyshim është një album ndryshe, albumi “Entropy” i Eda Zarit. Ndryshe për traditën e madhe të muzikës bizantine, ndryshe për vetë JAZZ-in, ndryshe për muziktarët e bandës muzikore shoqëruese ndërkombëtare, po ashtu për pjesëtarët e korit bizantin “KUKUZELI”, ndryshe për dëgjuesit, ndryshe për vetë fjalën e shenjtë, …. e ndryshe për vetë Edën.
Me siguri ka qënë një shkrepje inteligjente ideja për të bërë një alternative Jazz-i me burim nga muzika e madhe bizantine, kryesisht të mbështetur në himnet: “Kurrë nuk po merret vesh”, “Eni shihni”, “Lavirja”, “Zoti është bashkë me ne”, “O bukuri me nam”, “Kyrie Eleison”, “krishti u ngjall”, “Agni Parthene”, që të gjitha tekstet mbështetur mbi shqipërimet e Fan S. Nolit, të kënduara në shqip nga Eda Zari.
Janë dy fakte kokëforta me të cilat duhet të përballesh përpara se ta dëgjosh albumin. E para, se tradita e madhe e muzikës bizantine i përjashton veglat muzikore nga përdorimi në meshën orthodhokse; se vetë JAZZ-i, i madhi dhe i plotfuqishi XHAZ, ka rrënjë të tjera si muzikë dhe fare pak, ose aspak, shembuj nga modelet dhe frymëzimi muzikor bizantin, që të mund ti referoheshe si model.
Por cila është zgjidhja?
Lutja, ajo duket se mbetet thelbi i zgjidhjes së misterit të të bërit Jazz me rrënjë bizantine! Lutja dhe adhurimi përmes zërit të bekuar muzikor të Eda Zarit zgjidh kontraditat fillestare dhe mëton të ngrejë themele të një këndvështrimi të ri mbi muzikën bizantine dhe për vetë xhaz-in.
Së pari përmes lutjes, Zari vë në jetë, ndoshta për të parën herë përmes një albumi, atë ҫ’ka thotë Psalmi 150 nga Bibla, ai Psalm i “ҫuditshëm” që thotë se:
“Aleluja, lëvdoni Perëndinë në shenjtoren e tij, lëvdojeni në kupën qiellore të pushtetit të tij.
Lëvdojeni për mrekullitë e tij, lëvdojeni sipas madhështisë e tij.
Lëvdojeni me tingullin e burive, lëvdojeni me tingullin e harpës dhe me qeste.
Lëvdojeni me dajre dhe me valle, lëvdojeni me vegla me tela dhe me frymë.
Lëvdojeni me cembale tingëlluese, lëvdojeni me cembale kumbuese.
Çdo gjë që merr frymë le të lëvdojë Zotin. Aleluja ».
Pra, përse jo: Lëvdoni Perëndinë me tingullin e JAZZ-it ?
Kështu, Lutja sjell novacionin e parë, muzikë bizantine me vegla dhe për më tepër i sjell himnet bizantine fillimisht ashtu siҫ janë e më pas, si një një cikël orar, i qarkullon ato në realitete të reja muzikore, realitete që Jazz-i i ka të vetat. Pavarësisht kësaj, gjithmonë në qendër mbetet Lutja muzikore, e shprehur herë si raport i individit këngëtar me të shenjtën por edhe si raporti i individit instrumentist me të.
Lutja për Perëndinë, pa emra të përveҫëm.
---------------------
Ashtu si vetë titulli i albumit : Entropi.
Se ҫdo gjë në univers eventualisht lëviz nga rregulli drejt ҫrregullit dhe entropia është masa e këtij ndryshimi, pra "entropi more", na duhet entropia për të krijuar një energji të re përmes transformimit, ose kthimit të drejtimit të diҫkaje të njohur për të bërë diҫka tjetër të re.
Ashtu siҫ bëjmë me ujin kur vadisim arat, diku në një pikë i ndryshojmë drejtimin për të vaditur të tjera vende.
Ky është me pak fjalë albumi Entropi i « Eda Zarit me shokë», një dëshmi se për novacionet ka gjithmonë kohë dhe se zbulimi i rrugëtimit shpirtëror të njeriut është ENTROPIA e tij e vërtetë!"
------------------------
Eda Zari Album "Entropy" – Where Byzantium meets jazz! by Enja Records Germany
This is an ambitious album, a first in kind and musical concept, composed of an octet of hymns that have been selected from different cycles of Byzantine religious ceremonies, arranged and interpreted in a complex jazz context, rich in polyrhythmic overlaid harmonies and improvised melisma.
Jazz music and the calophonic Byzantine qualities form an interwoven biome to convey the emotional spirit of the sacred texts. In this musical landscape, Eda Zari and her handpicked artists, dare to embody the liturgical-pastoral “code” of the troparia. In their original form, the hymns have been written in the 1,500-year-old Byzantine musical notation known as parasymantiki, (also found in the Byzantine and post-Byzantine manuscript collection housed at the Central State Archive of Tirana – Albania).
Ещё видео!