TIRANE - Sulmet terroriste që tronditën Tiranën të martën janë vënë në qendër të debatit politik në sallën e Kuvendit në seancën e kësaj të enjteve. Kreu i qeverisë Edi Rama e nisi fjalën e tij me akuza ndaj opozitës për qëndrimet që mbajti publikisht duke mos dënuar sulmet por duke drejtuar gishtin nga ministri i Punëve të Brendshme, familja e të cilit u bë pre e shpërthimeve me tritol. Kryeministri tha se përdorimi i krimit nga opozita si kryefjalë e debatit në Kuvend, ka shërbyer si frymëzim për botën e krimit. Duke i vlerësuar të turpshme deklaratat për shpërthimet me tritol, Rama tha se opozita është vënë në anën e krimit. “E bëtë krimin partner të qeverisë suaj, sot drejtoni gishtin”, tha Rama.
Më pas ministri i Brendshëm Tahiri, tha se pavarësisht se ky është një moment i vështirë për të dhe familjen e tij, ai nuk tërhiqet nga lufta me bandat.
Reagoi menjëherë kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, i cili akuzoi qeverinë se erdhi në pushtet përmes krimit dhe se këto ngjarje ndodhën sipas tij, ngaqë “krimi sot kërkon shpërblimin se ju ka sjellë në pushtet”. Në të njëjtën linjë edhe ish-kryeministri Berisha tha se aktet terroriste në Tiranë, dy prej të cilave kundër familjes të ministrit Tahiri, janë paralajmërim i botës së krimit ndaj qeverisë për t’i thënë se ka kaluar vijën e kuqe. “Atëherë çfarë ishte tritoli në zarf? Tritoli ishte pikërisht me mesazhin se “guxuat të na prekni ku na keni dhënë garanci”, u shpreh Berisha. - See more at: [ Ссылка ]
Ещё видео!