Mali i Dajtit ndodhet rreth 26 km në lindje të Tiranës dhe arrinë lartësinë maksimale prej 1613 m. Parku kombëtar prej rreth 30 mijë hektarësh në këtë mal ofron mundësi të pafundme për aktivitete në natyrë.
Aty mund të shkohet me makinë, por udhëtimi do të bëhët më mbresëlënës përmes Dajti Ekspres, teleferiku që lidh parkun me Tiranën e që ofron pamje përrallore. Aty ju mund të shijoni një shëtitje mes pyllit apo pamjen fantastike të Tiranës nga ballakoni i Dajtit, një tarracë formuar mijëra vjet më parë nga veprimtaria e valëve të detit me një gjatësi mbi 2 km. Tipat më sportive mund të provojnë iteneraret e ecjes apo shtigjet e biçikletave. Ndërsa për ata që jepen pas adrenalinës, Parku i Aventurave ofron mundësi për eksperienca emocionuese për të gjitha moshat.
![](https://i.ytimg.com/vi/Gf07ud4vxVI/maxresdefault.jpg)