Më shumë se dy vjet pas marrjes së postit të presidentit të SHBA-së Joe Biden takon për herë të parë presidentin Kinez Xi Jinping, në kuadër të samitit të G20 në Bali të Indonezisë. Pekini dhe Uashingtoni përpiqen, që në kulmin e tensioneve mes tyre të krijojnë një "bazë" për marrëdhëniet dypalëshe. Biden në prag të takimit deklaroi për mediat, se shpreson që të dyja palët të përcaktojnë vijat e kuqe dhe të përpiqen të zgjidhin çështjet e konfliktit duke përfshirë edhe çështjen e Tajvanit. Sipas analistëve takimi do të shërbejë për të forcuar kornizat në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kinës dhe për të sqaruar keqkuptimet, përpara se ato të degjenerojnë në konflikte.
"Vet simbolika e një takimi personalisht mes dy krerëve të shteteve tregon, se SHBA dhe Kina ndonëse janë konkurrentë të ashpër, nuk janë armiq për vdekje", thotë Ëen-Ti Sung, docent për studimet mbi Tajvanin në Australian National University (ANU) në Canberra.
Meqënëse Uashingtoni e ka shprehur në mënyrë të përsëritur dëshirën që të bisedojë me Pekinin mbi masat për minimizimin e rrezikut, sipas ekspertëve ka shpresë, që takimi personalisht të kontribuojë për parandalimin e një përkeqësimi të marrëdhënieve. Në krye të rendit të ditës, sipas nëpunësve të nivelit të lartë të Shtëpisë së Bardhë, janë çështjet lidhur me Tajvanin. Ndërkohë që tema të tjera do të jenë edhe KOreja e veriut dhe Ukraina. Sipas këshilltarit të sigurisë Jake Sullivan testimet e vazhdueshme të raketave nga Koreja e Veriut janë një temë, për të cilën bashkëpunojnë prej kohësh Pekini dhe Uashingtoni. Lufta në Ukrainë do të jetë një temë më delikate duke patur parasysh, qëndrimin e deritanishëm të KInës ndaj konfliktit dhe afërsinë e tij me Rusinë.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#SHBA#Kina
![](https://i.ytimg.com/vi/GfvSWqeaRKk/maxresdefault.jpg)