Shiu dhe stuhitë ia lënë sërish vendin të nxehtit në Italinë fqinjë, ku metereologët flasin për një rikthim të anticiklonit afrikan dhe rritje të temperaturave mbi 40 gradë Celsius. Antonio Sanò, krijues i website iLMeteo.it, thotë se gjatë ditës së sotme nis avancimi i frontit të nxehtë që do të shtrihet në pjesën më të madhe te basenit të Mesdheut. Bëhet fjalë për rryma subtropikale përvëluese ajri, që risjellin një vapë mbytëse gjatë ditës dhe netë të mirëfillta tropikale. Termometri në Italinë fqinj, sipas mediave atje, do të nisë rritjen e ndjeshme sidomos duke filluar nga e marta, ku zhiva e tij pritet të shënojë 38 gradë Celsius në qytete si Roma apo Firence. “Me pak fjalë, do të përballemi me një shpërthim tipik afrikan nxehtësie”, thotë Sano, sipas të cilit ishujt do të jenë vecanërisht zonat më të prekura nga kjo rritje e re anticiklonike: në Siçili, në zonat qendrore temperature mund të shkojë edhe deri në 42-43°C, dhe në Sardenjë temperaturat do t'i afrohen 40°C. Në pjesën tjetër të Jugut termometri pritet të luhatet ndërmjet 36 dhe 38° gradëve Celsius. Këto kushte do të shoqërojnë vendin për një pjesë të mirë të javës, dhe vetëm nga fundi i saj anticikloni mund të zbutet nga rryma disi më të freskëta dhe të paqëndrueshme ajrore që zbresin veriu i Europës, e që mund të rikthejnë shirat e përkohshëm, sidomos në veri të vendit.
Pamje:AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Itali#Moti#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/Gn7XyoSnvro/maxresdefault.jpg)