Ilir Beqaj nuk do të jetë më pjesë e grupit negociues mes Shqipërisë dhe BE. Shkarkimi i tij u bë nga qeveria, në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, duke i zhveshur dhe postin e fundit që Ilir Beqaj mbante.
Një muaj më parë, ai dha dorëheqjen edhe nga drejtimi i Agjencisë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Kordinimit të Ndihmës, post që e mbante prej vitit 2021. Në këtë Agjenci, Beqaj menaxhonte fondet e huaja të dhuruara për Shqipërinë nga vendet aleate. Në këtë post ai zëvëndësua nga Jona Suli, e cila do të jetë dhe pjesë e grupit negociator Shqipëri-BE.
Vala e dorëheqjeve dhe shkarkimeve për Ilir Beqajn nisën pas hetimeve të SPAK për koncesionet në Shëndetësi, së fundmi është nisur dhe një hetim pasuror për të.
Në grupin e negociatorëve me Bashkimin Evropian janë zëvendësuar edhe një sërë emrash të tjerë, si Albana Koçiu e Ervin Mete, pasi këta të fundit u emëruan ministra. Në vend të Albana Koçiut, si drejtoreshë e re Departamentit të Administratës Publike është emëruar Enkela Dudushi.
Ndërsa Mimoza Maci, në krye të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare. Ndërkaq edhe Ilir Bejtja, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, negociator përgjegjës për kapitullin për energjinë largohet nga kjo detyrë dhe në vend të tij emërohet Enkelejda Muçaj, zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!