Një 36- vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë në Greqi. Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari është arrestuar pranë Autoritetit Portual të Pireut, për trafik droge. Policia ka lokalizuar vendodhjen e tij teksa ishte duke udhëtuar në zonën Nea Smyrni me një automjet. Pas ndalimit të automjetit, në makinën e 36- vjeçarit është kryer një kontroll i imtësishëm nga Oficerët e Grupit Rajonal të Prokurorisë së Drogës ku janë gjetur të fshehura nën levën e makinës 10 pako me kokainë të fshehura në ambalazhe faramaceutike.
Secila nga pakot kishte peshën 0,75 g, ndërsa në mjet u gjetën gjithashtu edhe 14 pako tw tjera. Sasia totale e drogës është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, atij iu sekuestruan një shumë prej 4550 euro dhe një fletore me shënime të shkruara me dorë dhe dy telefona celularë.
Policia, ka kryer kontrolle edhe në banesën e tij në zonën e Agios Dimitrios nw Atikë ku u zbuluan enë plastike dhe lëndë bimore kanabis e përpunuar, ambalazh najloni me lëndë të dyshuar narkotike, dy peshore elektronike precize me gjurmë kokaine si dhe shuma prej 13.550 euro. Për arsye hetimore identiteti i shqiptarit nuk bëhet ende me dije, ndërsa pritet që ditët në vijim 36- vjeçari të njihet edhe me masën e sigurisë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Policia#Arrestim#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/GoiSSr17Ot8/maxresdefault.jpg)