Autoritetet gjermane konfirmojnë se 4 personat që humbën jetën, duke punuar në qytetin e Hamburgut, ishin shtetas shqiptarë.
Lajmi u konfirmua nga policia gjermane shkruan Bild, pasi fillimisht u raportua se ishin bullgarë. Të martën, në orët e vona të mbrëmjes, është nxjerrë edhe një prej trupave të pajetë që kishte mbetur nën rrënoja.
Albert Zorba, 31-vjeçari nga Elbasani, është një nga punëtorët shqiptarë që humbi jetën tragjikisht pas shembjes së skelës nga kati i tetë ku ato po punonin.
Policia gjermane ka konfirmuar se veç viktimave, edhe një shqiptar tjetër ka mbetur i plagosur rëndë. Aksidenti ndodhi në Hafencity të hënën, zona e një projekti të madh të rizhvillimit të ish-pjesës së portit të Hamburgut.
Rreth 70 pjesëtarë të skuadrave të emergjencave ishin në vendin e aksidentit në përpjekje për të shpëtuar personat e bllokuar nën rrënoja. I gjithë kantieri i ndërtimit, me rreth 700 punëtorë, u evakuua.
Hetuesit nga Zyra e Policisë Kriminale Shtetërore të Hamburgut vijojnë hetimet për të gjetur shkaqet e rrëzimit të skelës.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Shqiptarët#Gjermani
Ещё видео!