Gjermania është tronditur nga rasti i vrasjes së një vajzë 12 vjeccare.
Hetimet kanë treguar se vrasjen e 12 vjeccares e quajtur Luise e kanë kryer dy shoqet, me moshë 12 dhe 13 vjec.
Por, ndërsa hetime vazhdojnë, detaje të reja kanë dalë në dritë. Adoleshentet e mbrapshta që vranë barbarisht shoqen e tyre të klasës, më pas postonin video duke kërcyer në TikTok, në rastin që po shokon Gjermaninë.
Videot shokuese në rrjetet sociale dolën në dritë në Gjermani pas kërkimeve të rrjetit WELT që tha se ato ishin postuar ditën e vrasjes së viktimës.
Dy vrasëset, me moshë 12 e 13 vjeçe, në videon e tyre gjithashtu ‘luteshin për ndihmë në gjetjen e Luise’ pasi e ndjera ishte zhdukur pasditen e të shtunës.
Është qartësuar se Luise, u vra nga dy shoqet e klasës për hakmarrje, pasi i kishte treguar një të rrituri se ngacmohej e bullizohej prej tyre prej muajsh, shkruan rrjeti gjerman Bild.
Luise u zhduk të shtunën pasdite pasi takoi shoqen e saj 13-vjecare rreth dy km larg shtëpisë së saj. Më vonë atë ditë, një tjetër vajzë 12-vjecare u bashkua me treshen dhe bashkë shkuan drejt një parku pyjor, ku Luise ishte goditur dhjetra herë me thikë, në ngjarjen që ka shokuar Gjermaninë.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TikTok#Gjermani#TopChannelNews
Ещё видео!