Policia e Tiranës arrestoi Dritan Goxhajn pas një vendimi të dhënë nga Gjykata Speciale në Kosovë.
Kjo e fundit ka lëshuar ndaj tij një urdhër-arresti për dy akuza që lidhen me rolin e 45-vjeçarit në Luftën e Kosovës dhe nxjerrjen e emrave të dëshmitarëve që janë thirrur në proceset gjyqësore që po zhvillohen ndaj krerëve të UÇK-së.
Me anë të një reagimi zyrtar, Prokuroria e Tiranës ka bërë të ditur se në kuadër të një kërkesë për ndihmë juridike nga Prokuroria Speciale, Gjykata e Tiranës ka caktuar ndaj Goxhajt masën e sigurisë “Arrest në burg” me qëllim ekstradimin e tij.
Prokuroria e Tiranës: Gjykatësi i Vetëm ka konstatuar se ekziston dyshim i bazuar se shtetasi Dritan Goxhaj, mban përgjegjësi penale për vepra penale që përfshihen në juridiksionin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, konkretisht për frikësim gjatë procedurës penale dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.
Po ashtu në funksion të të njëjtës kërkesë, Policia e Tiranës ka ushtruar kontrolle në banesën e 45-vjeçarit nga Fierit, por që banon në kryeqytet.
Dritan Goxhaj është djali i ish-zv/shefit të Shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dilaver Goxhaj. Ky i fundit iu bashkua vullnetarisht UÇK-së dhe gjatë luftës iu bashkua edhe djali i tij, Dritan Goxhaj si oficer i Ushtrisë Shqiptare.
Gjatë kësaj kohe, ai ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!