#lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 12 Shkurt 2024 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 12 Shkurt 2024
I publikuan foto intime në Tik-Tok, vetëvritet e reja. Arrestohet 39 -vjeçari që dyshohet se bëri postimin.
Abuzimi ne rrjetet sociale shenon nje tjeter viktime ne Shqiperi. Nje 24 -vjecare i jep fund jetes pas publikimit ten je fotoje intime. Policia arreston per shkaktim te vetevrasjes nje 39 -vjecar qe dyshohet se beri postimin ne Tik Tok.
Atentati në Kurbin, gjenden të djegura 2 makina. Policia: Morën pjesë 7 persona.
Gjenden te djegura dy automjete qe dyshohet se u perdoren per atentatin e te shtunes ne Kurbin, ku nje person mbeti i vrare dhe nje tjeter i plagosur. Policia dyshon se ne kete ngjarje moren pjese 7 persona.
Skandal, pirg me plehra buzë rrugës kombetarete të Orikumit. Njollë e zezë për Shqipërinë turisitike.
Pamje skandaloze ne kryqëzimin e Orikumit me By passin e Vlores. Nje pirg me plehra eshte shnderruar ne nje njolle te zeze per turizmin, ne kohen kur Shqiperia synon te thithe mbi 10 milione turiste kete vit. Autoritetet heshtin.
Tre mijë pensionistë italianë në Shqipëri, ekspertët: Sjellin tre milionë euro në muaj.
Rreth 3 mijë pensionistë italianë kanë vendosur të kalojnë jetën në Shqipëri, te vendosur kryesisht në Tiranë dhe qytetet bregdetare. Ekspertët thonë se ata i sjellin Shqipërisë rreth 3 milionë euro xhiro në muaj dhe ndikojnë ne rritjen e punësimit.
Bashkimi i demokratëve, Bardhi kthehet në PD: Jo më përçarje, t’i kthejmë shpresën shqiptarëve.
Dy grupimet brenda Partisë Demokratike kanë hedhur një tjetër hap drejt bashkimit. Gazmend Bardhi dhe deputetët që mbështesin atë u kthyen për herë të parë në selinë blu, aty ku morën pjesë në mbledhjen e grupit dhe të Këshillit Kombëtar.
E pushuan nga puna, një 75-vjeçar me origjinë egjiptiane vret tre persona në Greqi.
Një sulm me armë në një firmë te transportit detar në Athinë i mori jetën 3 personave, përfshirë edhe pronaren. Autori është një ish-punonjës i pushuar nga puna me origjinë egjiptiane, i cili u vetëvra pas ngjarjes.
/tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!