Rusia ka forcuar ndjeshëm arsenalin e saj bërthamor pas testimit të një rakete të re interkontinentale, pëe të cilën presidenti Vladimir Putin, tha se do t’i bëjë “armiqtë e Moskës të mendohen mirë”.
Në televizionet ruse është transmetuar një video ku tregohet se si ushtria ruse e lëshoi raketën nga Plesetsku, në veriperëndim të vendit, e cila më pas “goditi objektivin e saj në gadishullin Kamchatka, në lindje të largët.
Putin tha se raketa e re është në gjendje të kapërcejë të gjitha mjetet moderne të mbrojtjes raketore dhe se nuk ka të ngjashme në botë si ajo dhe nuk do të ketë për një kohë të gjatë. Sipas presidentit rus, kjo raketë do të garantojë siguri për Rusinë nga kërcënimet e jashtme.
“Sarmat” është raketë e re balistike e cila është përmirësuar prej vitesh dhe testimi i saj nuk është befasi për Perëndimin, por ai ndodhi në një kohë tensioni ekstrem gjeopolitik për shkak të luftës ruse në Ukrainë.
Raketat balistike ndërkontinentale, kanë një rreze veprimi prej të paktën 5500 kilometrash dhe janë të destinuara kryesisht për sulme bërthamore.
Zhvillimi i raketave që mund të godasin kudo në botë konsiderohet të jetë arsyeja kryesore pse fuqitë e mëdha kufizuan përdorimin e bombarduesve strategjikë.
Një sërë ekspertësh përëndimorë thonë se pushtimi i Ukrainës nga ana e Vladimir Putin ishte një gabim 'katastrofik' duke bërë që Kremili përdorë armët bërthamore ndërsa pozicioni i Moskës përkeqësohet.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Russia#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/H3NeXl1Ddtk/maxresdefault.jpg)