Qindra serb në veriun e Kosovës kanë protestuar me kërkesën që qeveria e Serbisë t'i mbajë zgjedhjet e saj edhe në Kosovë. Përfaqësues të serbëve në veri thanë se me këtë protestë duan t'i dërgojnë Beogradit dhe bashkësisë ndërkombëtare mesazhin se serbët duan të mbeten dhe jetojnë në shtetin e tyre dhe për këtë arsye Beogradi duhet të shpallë zgjedhjet edhe ne Kosovë. Ata kanë protestuar edhe kundër marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, posaçërisht atë për menaxhimin e përbashkët të kufirit, e cila sipas tyre paraqet njohje të kufirit të Kosovës si kufi shtetërorë.
Ещё видео!