Joe Biden nuk ka ndërmend të tërhiqet nga beteja për një mandat të dytë presidencial, pavarësisht thirrjeve në shtim nga radhët e demokratëve të tij për t’u tërhequr, pas performancës së dobët në debatin e parë presidencial me rivalin republikan Donald Trump.
“Vetëm Zoti i gjithëfuqishëm po zbriti në tokë dhe të ma kërkojë, atëherë do ta bëj”, tha Biden.
Duke folur në një intervistë televizive në Shtetet e Bashkuara, Biden tha se nuk gjen tjetër njeri më të kualifikuar për të qenë president apo për ta fituar garën presidenciale të 5 Nëntorit.
81-vjeçari nxorri një tjetër variant pse nuk ishte në formë gjatë debatit me Donald Trump-in, javën e kaluar, duke ia vënë fajin një të ftohure të keqe siç u shpreh ai.
I pyetur nëse i ishte nënshtruar një testi shëndetësor që vlerëson nëse është në gjendje të drejtojë më tej Shtëpinë e Bardhë, Biden përgjigjet sërish me bindje.
“Shiko, unë i nënshtrohem çdo ditë testeve, për çdo gjë që bëj”, tha ai.
Sipas anketimeve, 1 në çdo 3 demokratë është për zëvendësimin e Biden-it si kandidat përballë Donald Trump. Ndërsa sondazhet parazgjedhorje tregojnë se kandidati republikan po thellon epërsinë ndaj rivalit demokrat.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/HBUBvNJEEgA/maxresdefault.jpg)