TIRANË- Një 38-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme pasi lëvizje me armë pa leje, një sasi lekët prej 2.7 mln, thika dhe drogë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se i arrestuari është Bledi Haka.
Finalizohet operacioni policor "Liqeni". Operacioni nga Forca e Posaçme "Shigjetat", në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.Në pranga një shtetas që qarkullonte me armë zjarri. Sekuestrohen armë zjarri, fishekë luftarakë, armë të ftohta, kokainë e kanabis, një sasi e madhe parash, bllokues valësh të celularëve, karta bankare e sende të tjera.
Në kuadër të zbatimit të detyrave të përcaktuara në planin e masave për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, Forca e Posaçme "Shigjetat" ka konstatuar një automjet, që kur ka parë mjetin e Policisë ka kryer lëvizje të dyshimta.
Shërbimet e Policisë "Shigjetat" janë vënë në ndjekje të automjetit dhe në zonën e Liqenit të Thatë kanë bërë të mundur ndalimin e mjetit, si dhe bllokimin e drejtuesit të tij. Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në automjetin që drejtohej nga shtetasi B. H., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
- 1 armë zjarri tip pistoletë e markës Glock, me 16 fishekë;
- një sasi prej 1.8 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë;
- 4.4 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, në formë cigareje;
- 3 thika, 2 me hapje dhe 1 në formë stilolapsi;
- 4 celularë dhe një bllokues valësh celulari;
- një sasi prej 2 765 000 lekësh të reja;
- disa çelësa automjetesh dhe karta banke.
![](https://i.ytimg.com/vi/HDhAxQYaOkQ/maxresdefault.jpg)