Jemi befasuar se si e kemi bërë këtë recetë: Nevojiten: 5 vezë, 5 lugë sheqer, 5 lugë miell, 2 lugë kakao, 1 qese pluhur për ëmbëlsira, 500 ml qumësht. Për shtojcë: 250 g sheqer 500 ml ujë, Sheqer vaniljeje. Për fill: 500 ml qumësht, 5 lugë miell, 100 g sheqer, 1 sheqer vaniljeje. Përgatitja: 1. Tundni 5 të bardhë të vezëve me 5 lugë sheqer, shtoni 5 të verdhë të vezëve, 5 lugë miell, 2 lugë kakao dhe pluhur për ëmbëlsira. 2. Lyeni tepsinë dhe piqeni koren në furrë. Në koren e pjekur qitni shurupin e zier nga 250 g sheqer, 500 ml ujë, 1 sheqer vaniljeje. Të nxehtën në të nxehtë dhe lëreni të ftohet në tepsi. 3. Filli: nga 0,5 l qumësht, 5 lugë miell, 100 g sheqer dhe sheqer vaniljeje zieni me kremin e bardhë. Kur të ftohet, shtoni 250 g gjalpë të përzier me 1 lugë sheqer pluhur. Fillin e bardhë qiteni mbi kore. Sipër fillit të bardhë qitni 3 shtanglla çokollate të shkrirë me pak gjalpë.
Ещё видео!