Xhungel publikon per here te pare videon ku efektivi i RENEA-s merr shumen e parave nga nje biznesmen.
Shefi i sektorit të stërvitjes në repartin e forcave speciale RENEA, u arrestua nga kolegët e tij në Tiranë me rreth 120 mijë euro në një automjet luksoz. Altin Morina po hetohet për pastrim parash, fshehje të ardhurash dhe shpërdorim detyre pasi shuma monetare që dispononte me vete dyshohet se nuk justifikohet me burime të ligjshme.
Një zyrtar i lartë i repartit special RENEA u arrestua nga policia në Tiranë me akuzat për pastrim parash, shpërdorim detyre dhe fshehje të ardhurash.
Altin Morina, 43 vjec, me detyrë Shef i Stërvitjes te Reparti Special policor u ndalua pasi në automjetin me të cilin po lëvizte, u gjetën sasi të mëdha monetare.
Aksioni ka nisur në orët e mesditës, kur agjentët policorë kanë marrë informacion se efektivi i RENEA-s qarkullonte me automjetin tip "Audi" dhe kishte me vete sasi të konsiderueshme parash.
![](https://i.ytimg.com/vi/HJsZC1K_LVg/maxresdefault.jpg)