Detaje të reja janë zbardhur për takimin që u zhvillua në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.
Sipas Qeverisë së Kosovës, në takim u diskutua mbi formalizimin e Marrëveshjes Bazike, që Serbia refuzon ta pranojë. “Pala serbe refuzoi të përfshihet në diskutim për dakordimin e planit të sekuencimit, si dhe në arritjen e formalizimit të marrëveshjes, bazuar në garancat e kërkuara në takimin e liderëve javën e kaluar. Diskutimi rreth çështjes së personave të zhdukur ekspozoi sërish që pala serbe është duke e sabotuar procesin, duke nxjerrë vazhdimisht kërkesa të reja me qëllim të bllokimit të procesit”, thuhet në deklaratën e qeverisë.
Takimi në Bruksel zgjati më shumë se 6 orë, dhe nisi me takime bilaterale, ndërsa u përmbyll me atë trilateral. I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se kanë diskutuar një mori çështjesh dhe kanë rënë dakord për një sërë hapash vijues.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Dialogu#Kosova
Ещё видео!