Keto jane pyetje qe bien ne provimin e patentes. Pegjigjet jane me: Sakte ose Gabim.
Kategoria: A1,A2,B1,B
1. Sinjali në figurë paralajmëron mundësinë e formimit të pellgjeve të ujit në raste shiu.
2. Sinjali në figurë tregon se kemi përparësi ndaj tramvajit.
3. Sinjali në figurë paralajmëron se duhet të bëjmë shumë kujdes, për arsye se në rrugë mund të kalojnë fëmijë.
4. Sinjali në figurë është ndalim qarkullimi vetëm për mjetet me motor.
5. Sinjali në figurë ndalon qarkullimin e një mjeti me lartësi deri në 3.5 metra.
6. Sinjali në figurë tregon detyrimin për t’u kthyer vetëm majtas.
7. Në prani të sinjalit në figurë, duhet të zvogëlojmë shpejtësinë e lëvizjes së mjetit dhe po të jetë nevoja, të ndalojmë para kryqëzimit.
8. Vija e bardhë e vazhduar, që kufizon korsinë e emergjencës me karrexhatën, përcakton kufirin e karrexhatës.
9. Sinjalistika në figurë identifikon një ishull trafiku të mbrojtur për këmbësorët.
10. Sipas sinjalistikës në figurë, për t'u kthyer majtas duhet të pozicionohemi në korsinë e majtë.
11. Vija e bardhë tërthore e vazhduar, si në figurë, mund të plotësohet me shkrimin “STOP” mbi sipërfaqen e rrugës.
12. Fenerët semaforik, të paraqitur në figurë, ndalojnë të përshkohet korsia që ndodhet poshtë dritës së kuqe të ndezur në formë “X”.
13. Shpejtësia maksimale e lejuar për autoveturat në rrugë urbane është 60 km/orë.
14. Fenomeni i humbjes së kontaktit të gomave me asfaltin e lagur ndeshet më pak kur lëvizim me goma të konsumuara.
15. Sipas sinjalistikës në figurë, mjeti N lejohet të kthehet djathtas.
16. Për të shmangur rreziqet për qarkullimin, është e nevojshme të lëvizet gjithmonë me një shpejtësi shumë të ulët.
17. Në kryqëzimin e paraqitur në figurë, mjeti C duhet të kalojë kryqëzimin pas mjetit E.
18. Në kryqëzimin e paraqitur në figurë, mjeti E duhet t’i japë përparësi mjetit C.
19. Në kryqëzimin e paraqitur në figurë, mjeti H duhet të presë që të kalojnë mjetet D e B.
20. Në kryqëzimin e paraqitur në figurë, mjeti M i jep përparësi mjetit C.
21. Ndalohet parakalimi në të përpjetat e kurrizeve të rrugës, në rrugët me një korsi për çdo sens lëvizje.
22. Shkak për rrezik gjatë manovrës së parakalimit është prania e kufizuesve anësore të rrugës.
23. Trekëndëshi i lëvizshëm i rrezikut vendoset në krahun e majtë të karrexhatës.
24. Në rast se pas një aksidenti mbeten në karrexhatë pjesë të mjeteve të aksidentuar, që pengojnë qarkullimin, atëherë duhet të sinjalizohen për rrezikun mjetet që po i afrohen këtij
25. Përdorimi i substancave narkotike i shkakton drejtuesit të mjetit shpërqendrim dhe moskuptim të rrezikut.
26. Korsia është një pistë e rezervuar për garat e autoveturave.
27. Sinjali në figurë tregon fundin e një rruge ose korsie të rezervuar për qarkullimin vetëm të biçikletave.
28. Sinjali në figurë tregon qendrat e banimit, në të cilat shkohet duke përdorur këtë dalje.
29. Sinjali në figurë u tregon drejtueseve të mjeteve se janë duke hyrë në territorin e Elbasanit.
30. Sinjali në figurë tregon një rrugë të rezervuar vetëm për mjete me dy rrota me motor.
31. Sinjali në figurë tregon afërsinë e një zone për pushimin e mjeteve kamping.
32. Sinjali në figurë tregon mbylljen e korsisë së djathtë, për shkak të punimeve në rrugë.
33. Paneli plotësues në figurë tregon ndalimin e zhurmave të forta që mund të krijojnë makineritë e punës gjatë orëve 8:00 deri 20:00.
34. Paneli plotësues në figurë tregon kthesën e parë të një pjesë rruge me disa kthesa të rrezikshme .
35. Ndalohet pushimi i mjetit në rrugët me borë.
36. Simboli në figurë bëhet i dukshëm në kroskot kur rezistenca termike e xhamit të pasmë është në funksion.
37. Një nga kushtet për t'u pajisur me lejedrejtimi të kategorisë A është që kandidati të ketë mbushur moshën 16 vjeç.
38. Drejtuesi i automjetit duhet të paraqesë, sipas kërkesës së punonjësit të policisë, lejen e drejtimit të mjetit.
39. Ndotja atmosferike e prodhuar nga mjetet rritet me bllokimin e filtrit të ajrit.
40. Gomat e dëmtuara deri në pjesën e përforcuar me tela përbëjnë rrezik vetëm nëse presioni i fryrjes së tyre është i lartë.
Urime, keni kaluar.
Pikët tuaja: 40
Pikët për kalim: 36
Gjithsej pikë: 40
Ещё видео!