Jakup Hasipi (2 shkurt 1951 - 6 janar 2006) u lind dhe jetoi në fshatin Sllupçan të Kumanovës. Ishte magjistër në teologji dhe patriot i njohur jo vetëm në fshat e në rrethin e Kumanovës por në tërë Maqedoninë edhe më gjërë. Ndër të gjitha lirisht mund të thuhet se ishte më oratori dhe më harizmatiku ndër shqiptarët e këtyre trojeve në kohën tonë. Ligjërimet e tija dallohen për nga përmbajtja harizmatike dhe argumentuese. Paraqitja e tijë multimediale këto 25 vitet e fundit e posaçërisht pas viteve 90' ka ndikuar drejtpërdrejt në vetëdijësimin e rrethit të Likovës si në aspektin fetarë Islam ashtu edhe në aspektin kombëtar e patriotik.
Kontributi në Islam
Kontributi i tij në sferën e Islamit ndër të rinjt dhe të rriturit në Maqedoni dhe Kosovë është i njohur ndër këto troje si përmes pjesmarrjeve të drejtpërdrejta në tubime ashtu edhe përmes ligjërimeve multimediale. Vlen të ceket se të gjitha filmimet audio dhe video jan falas pa asnjë kufizim nga ana e këtij ligjëruesi.
Ndër këto xhirime të ligjëratave më të njohurat janë ligjërata e mabajtur në Ferizaj me rastin e përvjetorit të lindjes së Muhamedit a.s , nga e cila ligjërat mbetet thënja e tij se "...pa lexim jemi qumësht i prisht, pa lexim jemi popull i prisht..."
Kontributi kombëtarë
Si një imam dhe një menaxher i mirë i çështjeve të një fshati ka ndikuar shumë pozitivisht në organizimin e qytetarëve të fshatit si në çështjet e brendshme të fshatit ashtu edhe në ato të jashtme. Organizimi i tij ka qenë i njohur që nga koha e rrënimit të mureve në teritorin e Maqedonisë proçes ky që kishte për qëllim krijimin e trazirave ndër shqiptarët e Maqedonisë.
Ndikimi i tij me një dritë të pastër patriotike ka qenë gjat luftës së vitit 2001 kur me veshje të UÇK-së është paraqitur në opinion dhe ka kërkuar angazhimin masiv të popullatës në luftë kundër sllavo-maqedonasve, emri dhe vepra e tijë kanë pasur ndikim ndër poupllatën gjatë gjithë kohës.
![](https://i.ytimg.com/vi/HiLpkRQIRzA/mqdefault.jpg)