Partia Demokratike përjetoi disa orë ankthi paraditen e kësaj të hëne, kur dy grupe, njëri që mbështet Berishën dhe tjetri përkrah Bashën u përballën në seli. Madje në të njëjtën orë, u zhvilluan dy mbledhje. Nga njëra anë Basha me të rinjtë e forumit rinor, ndërsa Berisha një konferencë të gjatë me gazetarët. Por, gjatë pasdites, Basha dha një përgjigje të prerë, duke i kujtuar fillimisht ish-kryeministrit 21 janarin e vitir 2011, ku u vranë 4 protestuar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Kryedemokrati e pranoi edhe një herë dualizimin në vendimmarrje përpara se të përjashtonte Sali Berishën nga grupi i PD-së. Sali Berisha është i përjashtuar përkohësisht nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, por Lulzim Basha paralajmëroi përjashtimin total të Sali Berishës nga Partia Demokratike dhe vendimi mund të merret në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, që kreu i PD-së e ka thirrur më 18 dhjetor.
Përjashtimi nga partia, sipas statutit të Partisë Demokratike bëhet sipas parashikimeve të nenit 27. Në pikën një të tij thuhet se përjashtimi bëhet për “thyerje të disiplinës së brendshme, ndërmarrja e veprimeve në çdo formë, apo mënyrë që dëmtojnë interesat elektorale, apo politike dhe mosplotësimin e detyrimeve të anëtarësisë sjell sanksione dhe kufizime të të drejtave të anëtarit të PDSH-së”.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Basha#Berisha#TopChannel
Ещё видео!