Gazmend Braka, i njohur si Gaxhai, ka dalë nga ambientet e burgut ku edhe po vuante dënimin me burg përjetë. Mësohet se i forti i Vlorës, po i nënshtrohet një operacioni në zemër. Por ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, apo me problemin që ai ka pasur, që e ka detyruar edhe të operohet. Pas kësaj ai do t’i nënshtrohet një tjetër operacioni.
Prej gati më shumë se 20 vite, një prej personazheve të njohur të botës së krimit ai qëndronte i mbyllur në qeli. Gazmend Brakaj, ka dy dënime me burg të përjetshëm dhe aktualisht ndodhet në burgun e Peqinit. Ai është dënuar për vrasjen e Ilir Pajës dhe Arben Xhungës, dy shokëve të Lulzim Berishës në Durrës dhe për ekzekutimin e gjashtë personave të tjerë. Bëhet fjalë për efektivin Viron Rrapaj dhe personat e tjerë të identifikuar si: Sadik Kurti, Bashkim Dule, Avdul Bajrami, Dhimitraq Mishka Zini Haruni dhe Robert Myftari, bën me dije dosja.al.
Këto dy dënime, Brakaj i bashkoi në një të vetëm dhe u dënua përjetë me vendimin e dhënë përfundimisht, në vitin 2018. Ai është një nga të dënuarit, i cili ka tentuar të paktën tre herë të arratiset. Hera e fundit është ajo e vitit 2005, ku tentoi të largohej nga burgu 302 përmes një tuneli. Ndërkohë që, familja e tij mësohet se nuk jeton në Shqipëri, por në Gjermani, Gazmend Braka është babai i tre fëmijëve.
Gazmend Braka bashkë me një grup shokësh krijoi një bandë e cila në historinë e krimit shqiptar, njihet si banda e “Gaxhait”. Kjo bandë pati një strukturë të organizuar ku mbronte edhe me para banorët e fshatit Cerkovinë, dhe në këtë zonë, banda e Gaxhait nuk kryente asnjëherë ngjarje kriminale. Ndërkohë që rivalë të përjetshëm kishin bandën e lagjes Çole në Vlorë, e cila kryesohej nga Myrteza Çaushi.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#GazmendBraka#Vlorë#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/Hvilsn6yu1Q/maxresdefault.jpg)