TIRANË– Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dorëzuar sot në SPAK një kallëzim penal për prokurorin Sotir Kllapi. Sipas përfaqësues së tyre, Adriana Kalaja, prokruroi ka shpërdoruar detyrën, duke u bërë palë me zyrtarët që shkelin ligjin.
Ata kërkojnë nga SPAK që të nisin hetimet ndaj prokurores Manjola Kajana. Kalaja shprehet se nuk është bërë ende asgjë me dosjet e tyre, numri i të cilave ka shkuar në 16.
“Ne e çmojmë veprimin e prokurorit si bërje palë me zyrtarët e korruptuar, si solidaritet në shkelje të ligjit me kolegët e vet. Ne kemi argumentuar pse prokurori Sotir Kllapi ka shpërdoruar detyrën, duke u bërë palë me zyrtarët që shkelin ligjin. Ne sot kemi dy prokurorë të SPAK të kallëzuar. Ju garantojmë me fuqinë e ligjit se jemi të gatshëm të çojmë për kallëzim penal të gjithë prokurorinë e SPAK, nëse ata nuk do të veprojnë për dosjet tona. Sot arrin në 16 numri i kallëzimeve penale dhe nuk kemi asnjë reagim nga SPAK. Dokumenti i dytë është kërkesa që i kemi dërguar prokurorit Edvin Kondili, për çështjen e teatrit. Ne nuk e dimë ende se në ç’fazë janë hetimet për Teatrin. Ne kemi bërë 8 kallëzime vetëm për çështjen e Teatrit”, tha Adriana Kalaja.
Ещё видео!