Lulzim Basha mblodhi këtë të enjte këshillin Kombëtarë të Demokratëve Euroatlantikë. Në takim u diskutuan pikat për vijimin e aksionit politik ndërsa u miratua dhe një rezolutë ku theksohet se grupi I Bashës nuk do të heq dorë nga iniciativa për rekurs në Gjykatën e Lartë për vulën. Takimi i hapi rrugë dhe zyrtarizmit të emrit të partisë, që do të jetë ajo e Demokratëve euroatlantikë në rast se vula I mbetet Sali Berishës. Qëllimi I rezolutës të miratuar është që të adresojë me urgjencë dhe vendosmëri situatën kritike politike, ekonomike dhe sociale që sipas këtij grupimi po kalon Shqipëria, duke denoncuar korrupsionin në institucionet shtetërore dhe duke mbështetur reformat e nevojshme zgjedhore dhe të drejtësisë, si dhe duke riafirmuar angazhimin e patjetërsueshëm ndaj aleancave strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian dhe Britaninë e Madhe. Këshilli Kombëtar gjithashtu inkurajon organet drejtuese dhe mbështet zhvillimin e dialogut dhe aleancave me të gjithë faktorët shoqërorë dhe politikë që bashkëndajnë vlerat dhe vizionin e Demokratëve Euroatlantikë, për bashkëpunimin para dhe pas zgjedhor, me qëllim dhënien fund të tranzicionit të tejzgjatur.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Basha#Berisha
![](https://i.ytimg.com/vi/I5FWwrBNDk4/maxresdefault.jpg)