#shkoder #shperthim
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në qytetin e Shkodrës gjatë orëve të para të mëngjesit.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal tek vendi i quajtur “Fermentimit” pranë zonës industriale. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ngjarja u konstatua mëngjesin e sotëm rreth orës 05:50, kur pronari i lokali, 65-vjeçari F.Kolbuçaj ka konstatuar të thyer xhamin e derës të këtij biznesi.
Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, dyshohet se para derës së këtij lokali është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse (amonit malor i prodhuar në mënyrë artizanale).
Grupi hetimor, në bashkëpunim me prokurorinë, vijon punën në vendngjarje me qëllim zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
![](https://i.ytimg.com/vi/I8wNz-Ocmoo/mqdefault.jpg)