Presidenti amerikan Joe Biden takohet këtë të mërkurë me disa nga 23 guvernatorët demokratë në kuadër të përpjekjeve që të sigurojë kolegët kryesorë politikë se ai është në gjendje të mbetet kandidati i partisë për zgjedhjet e vitit 2024. Shqetësimet për këtë u rriten pas paraqitjes së dobët në debatin e parë televiziv me kandidatin e pritshëm republikan për President, Donald Trump.
Në një takim për mbledhjen e fondeve të martën në mbrëmje, në periferi të Uashingtonit, Biden dha një shpjegim për paraqitjen e tij në debat. Ai tha se kishte mungesë gjumi dhe përmendi si arsyetim edhe orarin e gjatë të udhëtimeve, në javët para mbajtjes së debatit.
Presidenti udhëtoi në Evropë ku mori pjesë në ceremonitë për 80-vjetorin e Zbarkimit të Aleatëve në Evropë në Normandi të Francës dhe më pas në Itali për një takim të grupit të shtatë vendeve më të zhvilluara të botës. Ai gjithashtu ka udhëtuar brenda Shteteve të Bashkuara në takimet me mbështetësit ndërsa zhvillohet gara zgjedhore për president.
“Fakti është se nuk veprova në mënyrë të zgjuar. Vendosa të udhëtoj nëpër botë disa herë, duke kaluar rreth 100 zona kohore … përpara … debatit. Nuk i dëgjova këshilltarët e mi dhe kur u ktheva, pothuajse më zuri gjumi në skenë”, tha ai. “Ky nuk është justifikim, por është një shpjegim”.
Një pjesë e vogël e zyrtarëve demokratë kanë filluar të shprehin publikisht shqetësimet e tyre nëse kandidati Biden ka mprehtësinë mendore dhe forcën fizike për të përfunduar fushatën dhe për të shërbyer për një mandat tjetër katërvjeçar, i cili do të përfundonte në fillim të vitit 2029, kur ai do të ishte 86 vjeç.
Pamjet: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Biden#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/IP5FG0FUbm8/maxresdefault.jpg)