Kërkesa e Polonisë për vendosjen e armëve bërthamore amerikane në territorin e saj duket se ka alarmuar Rusinë.
Kremlini ka reaguar ashpër pas deklaratave duke thënë se vendi i tij i sheh siu provokim deklaratat e bëra nga Varshava.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov thotë se gatishmëria e Poloninsë për vendosjen e kokave bërthamore të SHBA-së, është i papranueshëm.
Duke folur me gazetarët në një konferencë, Peskov tha se një veprim i tillë do të çonte vetëm në tensione të larta mes Rusisë dhe NATO. Ai ka kërkuar po ashtu perëndimit të mos e vendosë Rusinë me shpatulla pas murit duke e detyruar kështu të kundërpërgjigjet.
Reagimi vjen pasi Polonia tha se është e hapur ndaj idesë së futjes së armatimeve bërthamore amerikane në vendin e saj dhe gjithashtu kërkon rritje të trupave amerikane në Europë.
NATO i është kundërpërgjigjur pushtimit rus të Ukrainës duke rritur praninë e trupave në vendet e lindjes, si Bullgari, Hungari, Rumani dhe Sllovaki. Por vendosja e armëve bërthamore amerikane në Poloni rrezikon të shihet si provokim nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#NATO#Poloni#TopChannel
Ещё видео!