Lajme Arkiva 2002
Presidenti i republikës, Rexhep Meidani ka dekretuar Pandeli Majkon, si Kryeministrin e ri të republikës së Shqipërisë. Në ceremoninë e dekretimit ka marrë pjesë edhe kryetari i PS, Fatos Nano, i cili ka bërë propozimin përkatës në emër të PS. Presidenti Meidani uroi që qeveria e re të fillonte sa më shpejt punët e lëna përgjysmë.
Rexhep Meidani: Me propozim të PS, nga kryetari i PS, Z.Fatos Nano, dekretoj Z.Pandeli Majko në rolin e Kryeministrit. Urime, iu uroj punë të shpejtë dhe të mbarë në krijimin e kabinetit.
Janë zhvillim, që tregojnë se demokracia tashmë është e konsoliduar, jo vetëm brenda forcave politike, por edhe brenda shoqërisë shqiptare.
Fatos Nano: Z.Majko është shumë i përgjegjshëm në këtë angazhim dhen unë e përgëzoj për kurajon që ka marrë përsipër të kryejë detyrën.
Pandeli Majko: Komenti i Kryeministrit të sapoemëruar është vetëm ofrimi i një politike sa më të shpejtë në konkluzionin e krijimit të një qeverie dhe kalimit në parlament.
Para se të shkonin në Presidencë, Nano dhe Majko janë takuar për mbi 2 orë në selinë e partisë. Kryetari i mazhorancës dhe Kryeministri i ri deklaruan se angazhimet e përbashkëta synojnë një qeverisje afatgjatë.
Fatos Nano: Palët janë integruar në platformën e kapërcimit të krizës, e cila ka 2 komponentë të qartë, që garantojnë stabilitetin e qeverisjes dhe të mazhorancës në qeverisje. Pra, të njëjtat parime dhe kritere, që përmban platformën e kapërcimit të krizës, angazhojnë edhe qeverinë edhe partinë, që në bashkëpunim me aleatët dhe me opozitën të qetësojnë situatën, të garantojnë efikasitet qeverisjeje dhe bashkëpunim mes institucioneve duke i dhënë publikut mesazhet që ai pret. Transparencë, korrigjim dhe ritme më te shpejta në reformat që n’a asociojnë me BE.
Pandeli Majko: Pas votimin të djeshëm në KPD, jemi të angazhuar të dy së bashku që të ndjekim hap pas hapi ecurinë e procedurave kushtetuese për t’i dhënë sa më shpejt qeverisje dhe qeveri vendit. Sigurisht, qeveria aktuale është në detyrë, por edhe për këtë arsye ne jemi duke e marrë këtë çështje me një shpejtësi të madhe, por sigurisht me shumë vëmendje duke menduar që të bëjmë edhe ndryshimet e nevojshme në strukturën qeverisëse, me qëllim që kur të trokasë ligji për strukturën e qeverisë në parlament, gjërat të jenë në vendin e duhur dhe administrata të mos kalojë problematikat përkatëse. Jam i bindur qe do të ecim përpara me eficencë.
Pritet që pas dekretit të Majkos, të fillojnë kontaktet për krijimin e kabinetit të ri qeveritar./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/IaifQX9iEps/maxresdefault.jpg)