Lajme Arkiva - TV Klan 2003
Ministria e Bujqësisë nuk ka zbatuar statusin Park Kombëtar për liqenin e Prespës së Vogël. Gjatë vitit 2002, me një fond prej 30 milion lekësh, ky institucion rehabilitoi 3 km kanal, nëpërmjet të cilit do të vaditen tokat e fshatrave Bitinckë dhe Tren me ujin e liqenit. Ky veprim dëshmon se do të vazhdojë akoma tharja e tij.
Lumi Devoll, i cili furnizon këtë liqen, përveç prurjeve të ujit vazhdon të sjellë edhe materiale inerte. Kjo ka bërë që të ngushtohet sipërfaqja e liqenit dhe më pas banorët ta kthejnë atë në tokë buke. Mbrojtja e liqenit nga tharja kërkon pastrimin e tij, por deri më sot nuk është bërë asnjë përpjekje./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/Igk34i7Ob6E/maxresdefault.jpg)