Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Ndarja e mbetjeve në burim do të nis në zonën e Unazës, në të cilën jetojnë më shumë se 200 mijë familje. Eco Tirana, kompania italo-shqiptare që do të menaxhoj këtë proces dhe pastrimin e qytetit kërkon ndërgjegjësimin e qytetarëve për ndarë nga shtëpitë e tyre mbetjet e riciklueshme dhe mbetjet e tjera. Kryebashkiaku Veliaj ka udhëzuar qytetarët një ditë para nisjes nga puna të kompanisë Eco Tirana se si duhet të bëjnë ndarjen e plehrave, duke e konsideruar këtë moment një shans historik për të ndryshuar Tiranën.
Veliaj: Kemi një shans historik që të bëjmë ndryshimin në Tiranë. Besoj se të gjithë qytetarët e Tiranës, do t’i bashkohen këtij shansi historik për ta pasur Tiranën qytetin më të pastër në Ballkan. Por na duhet edhe pak përpjekje nga të gjithë.
Për bashkinë e Tiranës, ndarja e mbetjeve do të reflektohet në reduktimin e ndotjes dhe në uljen e mbingarkesës në landfille.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Ещё видео!