Autoritetet ruse të Dagestanit, rajon në jug të vendit vendosën të mërkurën ndalimin e përkohshëm të ferexhesë, duke cituar shqetësimet e sigurisë. Zona me shumicë myslimane ishte në qendër të një sulmi ndaj dy kishave dhe një sinagoge, ku mbetën të vrarë të paktën 20 persona, 15 prej të cilëve efektivë policie.
Drejtuesit lokalë thanë se masa është e përkohshme dhe se mbajtja e ferexhesë do të lejohet në një moment të mëvonshëm, sapo të jenë tejkaluar të gjitha shqetësimet që lidhen me sigurinë.
Sipas mediave ruse, katër nga shtatë autorët e sulmit terrorist, ku mes viktimave ishte edhe një prift ortodoks i shpëtuan policisë pasi ishin veshur me ferexhe dhe nën maskimin e rrobave kishin edhe armët me të cilat ndërmorën sulmet.
Sulmi u mor përsipër nga një grup ekstremist i lidhur me Afganistanin, ndërsa fillimisht autoritetet në Moskë drejtuan gishtin nga inteligjenca ukrainase si organizatore e sulmit.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Rusia#Dagestan
![](https://i.ytimg.com/vi/IlmfidiKQsY/maxresdefault.jpg)