Udhëheqësit e Bashkimit Evropian sulmuan Orban për udhëtimin në Moskë. “Vizita nuk do ta ndalë Putinin”, shkroi kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në X. "Vetëm uniteti dhe vendosmëria do të hapin rrugën drejt një paqeje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë.", nënvizoi ajo. Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha në një deklaratë se "vizita Orban në Moskë zhvillohet, ekskluzivisht, në kuadrin e marrëdhënieve dypalëshe midis Hungarisë dhe Rusisë". “Orban nuk ka marrë asnjë mandat nga Këshilli i BE-së për të vizituar Moskën”, shtoi ai. BE-ja ka kundërshtuar me vendosmëri ofensivën ushtarake të Rusisë në Ukrainë, duke vendosur 14 nisma sanksionesh të paprecedentë ndaj Moskës. "Ky qëndrim përjashton kontaktet zyrtare midis BE-së dhe Presidentit Putin. Kryeministri hungarez nuk po përfaqëson kështu BE-në në asnjë formë," tha Borrell. Shtëpia e Bardhë e kritikoi gjithashtu udhëtimin si "kundërproduktive" dhe aleanca ushtarake e NATO-s, anëtare e së cilës është Hungaria, u distancua.
PamjeA:FP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#BE#Moske
![](https://i.ytimg.com/vi/IuRaSzmb9TA/maxresdefault.jpg)