Tre të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Tropojës pasi u kapën me 8 kg kanabis në automjetin me të cilin po qarkullonin.
Ata janë identifikuar si Ersid Gjonaj, Fran Sokoli dhe Elisjon Memaj.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar policia bën me dije se të tre personat u kapën në flagrancë në vendin e quajtur ‘Ura e Drinit’ në Fierzë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tyre, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe një armë zjarri e llojit automatik si edhe një karikator me 30 fishekë.
Policia vijon hetimet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Këtë të shtunë, policia arrestoi edhe një 69-vjeçar në Krujë.
Si pasojë e kontrolleve me dronë, u konstatua një sipërfaqe toke në të cilën ishin mbjellë 300 bimë narkotike kanabis të vendosura në kubikë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/J--5Q4rJHrM/maxresdefault.jpg)