Ushtruesja e detyrës së presidentit Vjosa Osmani dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, zhvillojnë sot gjatë ditës takime me krerë të partive tjera politike në Kosovë. Ishin fituesit e zgjedhjeve të parakohshme ata që dërguan ftesat.Kurti synon postin e kryeministrit, ndërsa Osmani, e cila ka garuar në listën e LVV-së kërkon mandat të plotë si presidente. Mësohet se kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhajt, e ka bërë ftesën për takim në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Të njëjtën gjë ka bërë dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj.Ndërkohë, Lumir Abdixhiku, kryetari i ri i Lidhjes Demokratike ka thënë se nuk do të arrijë të marrë pjesë në takim sepse i duhet të dalë në zyret e LDK-së, në ditën e parë si kryetar i kësaj partie.Ai ka propozuar të premten si ditë kur do të mund të zhvillohet ndonjë takim eventual me Osmanin dhe Kurtin.Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit shënoi një fitore bindëse, duke siguruar 58 vende në legjislaturën e re. Sipas rezultatit përfundimtar, Partia Demokratike e Kosovës do të ketë 19 vende, Lidhja Demokratike e Kosovës, 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ketë tetë deputetë. Për formimin e Qeverisë në Kosovë duhen të sigurohen 61 vota në Kuvendin e Kosovës. Kurti është shprehur se qeverinë kërkon ta formojë me disa parti të komuniteteve joserbe. Sa i përket pozitës së presidentit, kandidatët për këtë pozitë duhet të kenë 80 vota për të fituar postin në presidencë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#VjosaOsmani#AlbinKurti#TopChannel
Ещё видео!