Emigrimi i shqiptarëve drejt vendeve të BE-së, kryesisht drejt Gjermanisë, Italisë, Greqisë e Francës po kap shifra rekord, megjithatë integrimi i tyre në vendet europiane mbetet në nivele të ulëta.
Në vitin 2021, shtetasit shqiptarë të regjistruar në Gjermani ishin gati 77 mijë persona, ndërsa në Francë 33 mijë persona, gati trefish më shumë krahasuar me vitin 2015.
Sipas Eurostat duke filluar nga viti 2008, 756 mijë shtetas shqiptarë janë pajisur me leje qëndrimi në vendet e Bashkimit Europian. Pas Italisë dhe Greqisë, që historikisht kanë qenë destinacioni i emigrantëve shqiptarë, lista e shteteve me numrin më të lartë të emigrantëve pasohet nga Gjermania, Franca, Belgjika, Zvicra dhe Suedia.
Megjithatë, të dhënat e Eurostat tregojnë për një nivel të ulët integrimi në shoqëri. Për vitin që lamë pas, nga emigrantët që vijnë nga vendet jashtë unionit për t’u punësuar në BE, vetëm 59.1 për qind kanë arritur të fitojnë një vend pune.
Emigrantët që vijnë nga vende joanëtare të unionit rezultojnë të kenë një nivel më të ulët arsimor krahasimisht me vendasit. Gjithashtu 48.4 për qind e tyre janë në rrezik vafërie dhe përjashtimi social dhe vetëm 24 për qind kanë arritur të sigurojnë banesë.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Shqiptarët#Emigrimi
Ещё видео!