Deri në 2020-tën, shumë vende të botës e kishin hequr dënimin me vdekje, por 53 të tjera ende kanë vazhduar ta mbajnë në fuqi ndëshkimin kapital. 22 vetë u ekzekutuan në 7 shtete të SHBA-së gjatë 2019-tës. Metoda e përdorur është kryesisht apo e injeksionit vdekjeprurës, megjithatë sërish dy dënime u ekzekutuan me karrige elektrike. Në atë vit, gjithsej 26,604 mendohet të jenë dënuar me vdekje, dhe 90% e rasteve ndodhën në vetëm katër vende: Iran, Irak, Pakistan dhe Aarabinë Saudite. Këto shifra megjithatë, nuk përfshijnë ekzekutimet në Kinë dhe Korenë e Veriut, ku të dhëna të tilla mbahen sekret. Sakaq, Koreja e Veriut, Arabia Saudite dhe Irani ende kryejnë ekzekutime në publik. Bjellorusia ndërkohë, është vend ii vetëm europian ku nuk është hequir dënimi me vdekje. Përpara dy vjetësh atje, një burrë që kishte vrarë dy gra me cekic e thika, u ekzekutua me plumb pas koke. 4 meshkuj patën të njëjtin fat në 2018-tën, dhe dy në vitin 2017. Që prej vitit 1990, më shumë se 200 vetë mendohet të jenë ekzekutuar në këtë shtet. Vendi që ekzekuton më shumë vazhdon të mbetet Kina, me mijëra në tilla cdo vit, e pas saj vjen Irani.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#SHBA#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/J1b5eqLtARw/maxresdefault.jpg)