Festivali i 22-të i Këngës në RTSH u zhvillua në Tiranë në datat 23, 24 e 25 Dhjetor të vitit 1983.
U prezantua nga Matilda Makoçi e Ndriçim Xhepa.
Morën pjesë 23 këngë: 12 natën e parë, 11 natën e dytë dhe 14 dolën në finale.
Dirigjentë të Orkestrës Sinfonike: Ferdinand Deda e Eno Koço.
Dirigjent i Orkestrës së Vogël: Alqi Kareco.
Kënga fituese “Vajzë moj, lule moj”, kompozuar nga Luan Zhegu me tekst të Adelina Balashit, kënduar nga Tonin Tërshana dhe Liliana Kondakçi .
Në fillim të viteve 1980, është kënga e parë me temë dashurie që fiton festivalin.
Video editing : Jorida Zhegu
Vajzë moj, lule moj 🌺
Pikoi vesa e mëngjesit,
Hapi dielli syrin e zjarrtë
Nëpër fushë ç’ta ndieva hapin,
Shoqe moj!
Bëj të them një fjalë të ëmbël,
Po ti iken bëhesh erë,
Rend e qesh por si një flutur
Nëpër fushën tonë të gjerë.
Ref .
Do të vij si fllad i majit,
Do të gjej , moj lule fushe
Faqet ç'tu bënë flakë të
kuqe, kur të thashë
do të marr nuse.
Në mes shoqesh ty të gjeta,
Gruri i artë dallgëzonte,
Nëpër fushë ç’ta ndjeva zënë,
Shoqe moj!
Ещё видео!